Pas një sëmundje të shkurtër Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçi, ka vdekur.
Ai ishte një gjendje të rëndë shëndetësore në 10 ditët e fundit.
Lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit Hajrullah Saraçi, e ka ndarë kolegë të doktorit tashmë të ndjerë, në rrjetin social facebook.
“Me dhimbje te thelle morem lajmin per vdekjen e mikut dhe kolegut tone te dashur Dr. Hajrullah Saracit.
Zoti e meshiroft dhe e shpebleft me te mirat e tij.” ka shkruar një nga bashkëpuntorët e tij.
Ndërkohë që një mesazh ngushllimi për të ndjerin ka shkruar edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ende nuk dihen detaje të tjera për ndarjen nga jeta të Saraçit, i cili mbante postin e Drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë.