Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë, të martën.
Advertisement
Dyshohet se Jusufi ishte i prekur nga Covid-19, dhe po trajtohej në një spitlal të Shkupit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.
Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.
PostAdss