Një aksident ka ndodhur më 25 gusht në Jezerc të Ferizajt dhe si pasojë një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia njofton, se fatkeqësisht i lënduari ka vdekur dje.
Sipas raportit, viktima është mashkull dhe trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Jezerc, Ferizaj 25.08.2022 – 17:10 Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion/Prishtinapress/