Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur burri i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 18:30. Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.