-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vdes burri që u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij, ishte duke u trajtuar në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur burri i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 18:30. Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit  e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img