4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vdes Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës

Ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Latifi ka ndarë ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe ka kujtuar masakrën në Pastasel dhe se si shpëtoi Krasniqi.

Ndërkaq Latifi tha se gjurmët e gjenocidit serb po shuhen dita ditës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Beqir Krasniqit nga fshati Pastasel, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës. Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasel, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri”, shkroi Latifi.

“Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar. U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit!  Ngushëllime familjes Krasniqi!  Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img