Site icon PrishtinaPress

Vdes babai i katër dëshmorëve, Miftar Kiqina

Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

I ndjeri ishte babai i katër dëshmorëve: Afrim, Bajram, Faton dhe Ramiz Kiqina.

Në lidhje me rastin e vdekjes së Miftar Kiqinës, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të katër Dëshmorëve, Miftar Kiqina. Ai u bashkua në paqen e përjetshme me Afrimin, Bajramin, Fatonin dhe Ramizin. Ndajmë dhembjen me familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët. Baci Miftar u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

Exit mobile version