Ka vdekur Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i Gucatit, Musliu.
“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Gucati.
Ndryshe, Gucati ndodhet në Hagë. Para një jave, ai është shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata Speciale me 6 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë në vlerë 100 euro.
Gucati është dënuar për pengim të administrimit të drejtësisë.