Deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli i ka vdekur babai. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismajli, përmes një shënimi në Facebook.
Shënimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Muharrem Ismaili, në moshën 73 vjeçare.
Varrimi bëhet në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 14:00, të shtunën, 19 nëntor 2016.
Kortezhi funeral niset në orën 12:30 nga Prishtina, te restorant Druri, afër Fakultetit Teknik.
E pamja bëhet te banesa ime, mbi restorant Trattoria, afër Fakultetit Teknik, të dielën, hanën edhe marten.
Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece.
Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece.