Site icon PrishtinaPress

Vdes babai i deputetes Eliza Hoxha, Konjufca i dërgon telegram ngushëllimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar telegram ngushëllimi deputetes së PDK-së, Eliza Hoxhës, për vdekjen e babait të saj.

Konjufca ka ngushëlluar familjen Hoxha për humbjen e familjarit të tyre, duke thënë se humbja e prindit nuk kompensohet dot.

“Në këtë moment dhembjeje e pikëllimi për ikjen fizike nga jeta të babait tuaj, profesorit të nderuar z. Shefqet Hoxha, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar nga Konjufca për familjen Hoxha.

“Humbja e prindit është e pakompensueshme, por kontributi i tij i çmuar për arsimin, artin dhe kulturën shqiptare do të mbetet përherë në kujtimet tona. Sot bashkëndjejmë me ju dhe familjen tuaj!”, thuhet tutje në këtë telegram.

Exit mobile version