Site icon PrishtinaPress

Vdes Ambasadori Kornblum i cili bëri historinë duke hapur zyrën e parë të SHBA-së në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit amerikan John Kornblum, i cili kishte bërë hapjen e parë të zyrës së SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996, vendim ky historik në një moment historik në mbështetjen amerikane për Kosovën.

Ambasada e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kornblum duke rikujtuar punën e palodhshme të tij për lirinë, demokracinë dhe raportet transatlantike.

Me pikëllim dëgjuam për ndarjen nga jeta të ambasadorit John C. Kornblum, një gjigant i vërtetë në historinë diplomatike.

Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Hapja historike e zyrës së parë diplomatike të SHBA-së në Kosovë nga Ambasadorja Kornblum më 5 qershor 1996, shënoi një moment historik në mbështetjen e palëkundur amerikane për kauzën tonë.

Përkushtimi i tij i palodhshëm për lirinë, demokracinë dhe marrëdhëniet transatlantike, i shtrirë mbi 40 vjet, përfaqëson një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë.

U prefsh në paqe, ambasador Kornblum!”, ka shkruar Ambasada.

Exit mobile version