Site icon PrishtinaPress

Vdes Albert Rohan

Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë ish-diplomati austriak, Albert Rohan, i cili ishte i dërguar i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës dhe kishte kontribuar në krijimin e Planit të Ahtisaarit.

Nga 1977 në vitin 1981, ai ishte drejtor në Zyrën Ekzekutive të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Ai ishte Drejtor i Departamentit për Organizata Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme Austriake, Ambasador në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj 1985-89, Drejtor i Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore 1990-95, Zëvendës Drejtor -Gjeneral për Çështjet Politike 1993-95, Koordinator Kombëtar për Iniciativën Qendrore Europiane 1994-95 dhe Sekretar i Përgjithshëm për Punët e Jashtme (p.sh. Sekretari i Përhershëm) 1996-2001.

Ai u emërua i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për procesin e statusit të ardhshëm për Kosovën në vitin 2005.

“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.

Exit mobile version