Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë pasi aksidentalisht ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Kapllan Beqaj, shkruan Gazeta Demos.
I ndjeri kishte shkuar për të prerë dru në mal, por aty gjeti vdekjen.
Lajmi u konfirmua për Demos nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ju informojmë se rreth orës 20:13 policia ka pranuar informatën se një qytetar nga fshati Studenqan ka shkuar me “golldon” për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri atëherë nuk ishte kthyer në shtëpi . Familjaret e kanë kërkuar por nuk e kanë gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suharekë dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjenca gjithashtu. Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjve. Dyshohet se “golldoni”(traktor i vogël) ishte rrokullisur dhe drurët e kane zëne viktimën. Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B.-58 vjeçar nga fshati Studenqan –Suharekë është pa shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.