Site icon PrishtinaPress

Vdes akademiku Shyqri Nimani, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë akademiku, profesori dhe mjeshtri i artit, Shyqri Nimani.

Konjufca shprehu ngushëllime familjarëve, shoqërisë dhe gjithë komunitetit të artit.

“Të nderuar deputetë, sapo e morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë akademiku dhe mjeshtri jonë i madh Shyqri Nimani. Mjeshtri i arteve të bukura ishte njëri nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, i cili pas tij la një karrierë të bujshme dhe me gjurmë të thella dhe me vepra artistike. Me shumë gjurmë të tij cilat i gjejmë prej simboleve të KosovaFilm e deri të Universiteti i Prishtinës.

Po ashtu edhe njëri nga themeluesit e departamentit të dizajnit grafik në fakultetin e arteve të UP-së, ndërsa ka botuar disa monografi reprezentative dhe më të rëndësishme mbi trashëgiminë kombëtare. Kontribut dha edhe në themelimin e institucioneve tona të artit dhe ishte po ashtu drejtori i parë i Galerisë së Arteve të Republikës së Kosovës. Në këtë ditë të vështirë për familjen, ne ju shprehim ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës po ashtu edhe për miqtë dhe kolegët…Kërkoj një minutë heshtje në nderim të figurës së tij”, ka thënë Konjufca.

Exit mobile version