Ka vdekur një grua 95-vjeçare, e cila u godit me elektroshok nga policia në një shtëpi kujdesi në Australi.
Clare Nowland u plagos në mënyrë kritike pasi policia iu përgjigj raporteve se ajo po endej në shtëpinë e saj të kujdesit me thikë rreth orës 4 të mëngjesit të së mërkurës së kaluar.
Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se ajo vdiq të mërkurën në mbrëmje “e rrethuar nga familja dhe të dashurit”.
Oficeri i cili ka goditur Noëland është akuzuar për sulm.
Ai mbetet i pezulluar nga detyra me pagesë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, raportojnë mediat lokale.
Nowland jetonte në një shtëpi kujdesi në qytetin Cooma rreth 114 kilometra në jug të Canberras, kryeqyteti i Australisë.