Ka ndërruar jetë edhe një paciente në Klinikën Infektive e cila ishte e infektuar me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga data 03.05.2020.
Sipas njoftimit, pacientja kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK
Prishtinë, 12 maj 2020
Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.
Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.