Një rast tronditës që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka ndodhur së fundmi në Filipine.
Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Dipologut ndërsa vëllezërit dhe motrat e tij u sëmurën pasi konsumuan bretkosa të pjekura në skarë.
Siç raportojnë mediat e huaja, të tjerët janë duke marrë trajtim mjekësor për helmim nga ushqimi në spital.
Ata i përkasin familjes Galleposo, prindërit e së cilës, Tito dhe Flordelisa Galleposo, thuhet se përballen me papunësi. Kjo u verifikua nga gazetarët e radiostacioneve lokale DXDR Radio Mindanao dhe Radyo Agong Dipolog.
Zyra e kryetarit të komunës Darel Uy është zotuar se do të ofrojë ndihmë për katër anëtarët e mbijetuar të familjes që u shtruan në spital.