0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdes 41-vjeçari që u ther me thikë në Fushë Kosovë

Ka ndërruar jetë personi që u ther me thikë sonte në Fushë Kosovë.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, derisa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull 41vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar në  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, thotë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img