Një person ka vdekur pasi derisa ishte duke kaluar rrugën sot në dalje të fshatit Velekincë të Gjilanit, u godit nga një veturë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë, si pasoj e plagëve të pësuara në aksident”.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë. Shkaqet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.