11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vdes 35 vjeçari si pasojë e një aksidenti te rreth i Çagllavicës

Një 35 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës pesë të mëngjesit, te rreth i Çagllavicës.

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë e Policisë së Kosovës  në Prishtinë.

Ajo theksoi se vetura ishte me targa të huaja, dhe inicialet e viktimës janë A.A.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img