Vdes 28-vjeçari pas vetaksidentit në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë
A.S
Një 28-vjeçar dje ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Miresh i Vogël, aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.
Këtë e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.
Ai ka shtuar se vetaksidenti ka ndodhur rreth orë 00:50, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
” Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, ka thënë Hashani.