4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdes 21-vjeçarja e cila u godit nga treni në Lakrishte tri javë më parë

Sot në mëngjes ka humbur jetën 21-vjeçarja e cila të martën e 26 marsit u godit nga treni në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga shefi i intensivës pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shaqiri Uka.

I njëjti ka bërë të ditur se pacientja nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

“Është e vrëtetë, pacientja që ka pasur lëndime nga goditja e trenit, nuk ka arritur me i përballu plagët qe i ka marrë dhe sot në oret e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, tha Uka për Reporteri.net.

Shaqiri javë më parë pati bërë të ditur se 21-vjeçarja kishte lëndime në kokë, gjoks dhe qafë dhe vazhdonte të qëndronte e fjetur me barna.

“Lëndimet janë mjaftë serioze, vazhdon të mbetët edhe më tutje e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore. Një gjendje prezantohet për momentin të jetë relativisht stabile, përkundër asaj që lëndimet janë jashtëzakonisht shumë të rënda. Po pacientja e cila është e lënduar nga goditja e trenit është e moshës 21 vjeçare”, kishte thënë Uka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img