Në Londër një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombësve të tyre azilkërkues.
Marshimi i tyre nisi në sheshin Trafalgar për të vijuar drejt kryeministrisë në 10 Downin Street.
Ata kërkuan drejtësi për Alfred Doskun i cili i tha fund jetës në qendrën e dëbimit të azilantëve në Colnbrook House në fillim të nëntorit.
Po ashtu kërkuan zbardhjen e rrethanave që çuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 dhjetor në anijen hotel në Dorset.