0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Vdekjet e dyshimta në Infektivë, ende asnjë rezultat nga hetimet

Familjarët shprehen të shqetësuar, që ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk ka ndonjë rezultat të hetimeve për vdekjet në QKUK.

Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishin rrethuar Klinikën Infektive, të dielën e 5 korrikut të vitit që lamë pas.

E, aty kishte dal edhe Prokurori.

Kjo pasi, në këtë klinikë brenda një afati të shkurtër kohor kishin vdekur gjashtë pacientë.

Për gjithë këtë ngjarje, Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte nisur hetimet.

Dyshimet ishin për prishje të sistemit të oksigjenit.

Për tre ditë nuk pati, as ndonjë deklaratë publike.

E pas 10 muajsh që kur ndodhi ngjarja, ende nuk ka asnjë rezultat të hetimeve.

Sidoqoftë, Mjekësia Ligjore kishin përfunduar punën e tyre brenda pak javësh.

Gjashtë pacientëve, u ishte bërë autopsia dhe rezultati i ishte dërguar menjëherë Prokurorisë.

Këtë e ka konfirmuar për T7, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ndërkohë ata që mbeten tejet të shqetësuar edhe pas kësaj periudhe kohore, janë , familjarët e pacientëve .

Arbnora Fazliu nga Mitrovica, vajza e pacientit 70 vjeçar, Xhafer Fazliut që vdiq në mesnatën e 5 korrikut, thotë se ajo çfarë kanë pranuar deri më tash nga organet kompetente, është vetëm një letër e mjekësisë ligjore.

Por, që as aty nuk tregohet se si ka ndodhur vdekja.

Fazliu thotë se, ajo dhe familja e saj do presin vetëm deri në njëvjetorin e ngjarjes dhe do drejtohen tek institucionet përkatëse, për të kërkuar përgjigje.

T7 ka kontaktuar edhe ish ministrin e Shëndetësië, Armend Zemajn për ta pyetur nëse ka pranuar ndonjë informacion në lidhje me vdekjet që ndodhën në kohën sa ky udhqëhiqte me shëndetësine, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img