0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vdekje tragjike të njëpasnjëshme tronditën vendin javën që shkoi

Vdekje të njëpasnjëshme janë shënuar javën që shkoi. Një fëmijë, një grua dhe një punëtor i ndërtimtarisë vdiqën në rrethana tragjike.

Një 5-vjeçar në Vushtrri humbi jetën me datën 8 Prill nga arma e zjarrit. Për këtë rast policia deklaroi se në vendin e ngjarjes u gjet një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg u gjet edhe një pistoletë e cila është konfiskuar. Prokuroria e Mitrovicës nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Të shtunën u raportua edhe për një vdekje në Mitrovicë. “Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.

Atë ditë, jetën në vendin e tij të punës e humbi edhe punëtor i ndërtimtarisë në fshatin Koretin të Kamenicës.

45-vjeçari u rrëzua nga skelet.

“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në një vendëpunishte në fshatit Koretin të Komunës së Kamenicës është rrëzuar nga skelet duke pësuar lëndime rënda trupore, si pasoj e të cilave ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, Prokurori i Shtetit rastin e ka inciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Vendi u trondit edhe nga vdekja e një gruaje nga Obiliqi, sipas policisë rasti tragjik ka të bëjë me elemente të vetëvrasjes.

31-vjeçarja dyshohet se i dha jetës fund me përdorimin e armës së zjarrit.

“Personi i lënduar (femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj. Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha policia.

Viktima ishte nënë e katër fëmijëve, ajo ka lënë pas vetës tri vajza e një djalë. Këto informacione i ka dhënë deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, i cili tha se viktima është se vajza e hallës së tij.

“Edhe një tjetër grua e mori plumbi. Kësaj here është vajza e halles time. E bija e një nëne që rriti nëntë fëmijë me skamjen që veq ajo e di. Nënë e katër fëmijëve, tri ëngjëllushe e një engjëll që më nuk kanë degë ku do mbështeten. Qëndro në parajsë e dashura mbesë!”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img