Një femër në Skenderaj dyshohet se ka pësuar sulm kardiak gjatë së dielës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Ky rast, në raportin 24 orësh të policisë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, bën të ditur policia.