Site icon PrishtinaPress

Vdekja tragjike e 60-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj, arrestohet dhe dërgohet në paraburgim Arif Lushtaku

Në kuadër të zhvillimeve hetimore për vdekjen tragjike të 60-vjeçarit, Ramadan Ramadani, i cili humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Skenderaj, është arrestuar edhe një tjetër person, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë ditës së sotme është shoqëruar në stacion policor për intervistim edhe Arif Lushtaku, investitori i objektit ku po punonte i ndjeri, ndaj të cilit fillimisht është caktuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkohë brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Lushtakut dhe pronarit të kompanisë, Armend Krasniqi

Burimet e Sinjalit brenda Gjykatës bëjnë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake u ka caktuar dy të dyshuarve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Exit mobile version