Vdekja e Mentor Palojkajt, vëllait të reperit ‘Unikkatil’ po hetohet nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Ai vdiq në rrethana akoma të paqarta, ndërsa tashmë kanë dalë detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.
I ndjeri u gjet i vdekur të dielën, në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri dhe substanca narkotike.
“Hetim mbi vdekjen, armëmbajtje pa leje, posedim i narkotikëve. / Prishtinë
02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”