1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdekja e vajzës 20 vjeçare në Pejë, prokuroria thotë se dyshohet për vetëvrasje

Një vajzë u gjet e vdekur dje në tarracën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë.

Vdekjen e B.L 20 vjeç e konstatoi ekipi mjekësor, të cilët konfirmuan se viktima kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

E sipas Prokurorisë në Pejë, dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Dyshimet janë që viktima është vetëvra. Rrethanat se si ka ndodhur rasti ende nuk dihen”, ka thënë Nikçi.

Policia dje përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img