Rilind Zeqiraj nga Gllogjani është ndarë nga jeta, pas plagëve të marra në një aksident trafiku. Fotografinë e viktimës e ka publikuar dje deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërsa, sot Haradinaj ka shkuar në të pame, nga ku ka publikuar edhe fotografi.
“Sot në Gllogjan ndamë dhembjen me familjen Zeqiraj, pas ndarjes së parakohshme nga jeta e birit të tyre Rilindit”, shkruan Haradinaj ndër të tjera.