15.7 C
Pristina
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

spot_img

Vdekja e Papës – Myftiu Tërnava e kujton takimin me të

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tërnava thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të Papës, e mori me dhembshuri.

Ai ka kujtuar takimin që pati me Papën në nëntor të vitit 2014, takim për të cilin thotë se u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi.

“Me nder dhe respekt kujtoj takimin që pata me Papa Françeskun në nëntor të vitit 2014 – një takim që u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi dhe u shënua nga mesazhe të thella për tolerancë, dialog dhe harmoni ndërfetare. Ky takim mbetet një kujtim i veçantë dhe një shtysë për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të vlerave të përbashkëta”, ka thënë Tërnava, njofton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img