Ka vdekur Mal Çavdarbasha, nxënës i shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Ai për një kohë kishte qenë për shërim jashtë vendit.
Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit Jehona Lushaku – Sadriu, e ka pranuar me dhimbje e keqardhje lajmin e vdekjes së nxënësit të shkëlqyer e me sjellje shembullore.
Ajo u shpreh se nesër kryeqyteti do të jetë në zi.
“Ndajmë dhimbjen me familjen, me shokët e shoqet e shkollës së Malit, ‘Ismail Qemali’; e veçanërisht nënën e Malit, arsimtaren Arjeta Cavdarbasha”, tha ajo.
“Kryeqyteti nesër do të jetë në zi, derisa Mbledhjen Komemorative do t’a mbajmë në shkollë nga ora 10.30 e bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri-Prishtinë”, u shpreh e para e Arsimit në kryeqytet.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 15:30.
“Të qoftë i lehtë dheu, Mal!”, tha ndër të tjera ajo.