4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vdekja e mjekut që ishte në autoambulancën që u aksidentua, Ministri Latifi u shpreh ngushëllime familjarëve e kolegëve

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të doktorit Mentor Salihu dhe Skofiar Gjinit, të cilët vdiqën pas lëndimeve që morën në një aksident mes një veture dhe autoambulancës ku ndodheshin

Në mesazhin e Latifit thuhet se ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta.

“Ministri Rifat Latifi u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.

Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img