Ndarja nga jeta e Mbretëreshës, Elizabeth II, pritet të sjellë anulimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit në Premier League-n angleze për këtë fundjavë.
Mbretëreshës do t’i jepet një funeral i plotë shtetëror, siç është tradicionale për të shënuar vdekjen e një monarku pasi kombi tani hyn në një periudhë zyrtare zie 12-ditore.
Pas vdekjes së saj, është konfirmuar se të gjitha ngjarjet politike, sportive dhe humoristike janë anuluar për një të ardhme të parashikueshme.
Kjo përfshin Premier League, EFL, SPL dhe lojërat e ligës irlandeze dhe uellsiane, si dhe ngjarjet sportive gjysmë-profesionale dhe amatore.
Pas vdekjes së Princeshës Diana të dielën, më 31 gusht 1997, ndeshja Liverpool kundër Newcastle United në Premier League e planifikuar të fillonte më vonë atë ditë u shty.
Ndeshjet e Ligës së Futbollit të fundjavës në vijim u zhvendosën gjithashtu për të shmangur përplasjen me funeralin e Dianës, gjë që është një mundësi edhe këtë herë./Prishtinapress/