Site icon PrishtinaPress

Vdekja e Luan Mulliqit, i biri: Do të kujtojmë përmes shtatoreve të Albright, Dole e Aganit

Ka vdekur në moshën 70 vjeçare skulptori Luan Mulliqi.

Për veprimtarinë e artistit të madh, krenar u shpreh i biri Drini.

Ai tha se do ta përkujtojë prindin ngado përmes punës së tij.

“Do të nisim prej Pallatit të Rinisë, për ta ndjerë prezencën tëndë përmes Madeleine Albright. Do të vazhdojmë te Rilindja, me të përshendet përmes Ismail Qemalit”, shkroi ai.

“Ke me na buzëqesh nga Universiteti i Prishtinës, përmes shtatores së Fehmi Aganit. Në Dardani Bob Dole do të jetë aty për ne”.

“Njëjtë edhe Adem Jashari, përmes syve të së cilit e di që ke me na pa”.

“Kur të shkojmë në Gjakovë, fryma jote do të ndihet, e ndoshta edhe unë do ta ngrisë një gotë për ty përmes Ali Podrimjës”.

“E kur të ikim në Shqipni në Qafë-Thanë do të kemi ty, duke e ruajtur kufirin me Nënë Terezën e Kepin e Rodonit me Feniksin!”.

Exit mobile version