7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve finale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katërvjeçares në Gjakovë, për të cilën familjarët akuzojnë mjekët se ka vdekur nga neglizhenca e tyre në spitalin e Gjakovës.

Ai tha se ka kërkuar raporte nga SSSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë për lëshime eventuale. Ai tha se pa i parë këto nuk mund të japë më shumë detaje.

Vitia tha për EO se pas këtij informacioni, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në terren dhe së bashku me institucionet përgjegjëse janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Natyrisht, na ka prekur të gjithëve sepse është një rast shumë i rëndë dhe jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar. Me të marrë vesh kam kërkuar menjëherë te drejtoria e SHSKUK-së raporte nga Spitali i Përgjithshëm i “Isa Grezda’ në Gjakovë dhe nga të gjitha institucionet e nivelit sekondar dhe terciar që kanë trajtuar vajzën katërvjeçare. Në të njëjtën kohë Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore për të dhënë pastaj edhe për të pasur të gjitha informacionet e sakta në fund. Për momentin natyrisht çkado që mund të them mund të gaboj sepse pa raportet që i përmenda dhe pa ekspertizën mjeko-ligjore, por edhe hetimet nga njësia hetuesisë dhe prokuroria nuk mund të përgjigjem nëse ka pasë diçka në këtë drejtim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img