Site icon PrishtinaPress

Vdekja e kadetit të policisë, dyshohet se në aksident ishte përfshirë edhe një automjet që iku nga vendi i ngjarjes

Në aksidentin në Jashanicë të Klinës ku vdiq një kadet i Policisë së Kosovës, dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që vozitësi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Automjeti nuk është arritur të identifikohet akoma nga policia, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.

Teksa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Jazhinc, Klinë 21.11.2022 – 06:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Kadeti i policisë ishte duke shkuar për punë në kohën kur ndodhi aksidenti që ia mori jetën./Prishtinapress/

Exit mobile version