Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Arton dhe Nezir Duraku, duke i dënuar me 15 vite burgim (së bashku), pasi pranuan fajësinë se nga aksident trafiku shkaktuan vdekjen e të riut F.Sh., dhe të njëjtit nuk i ofruan ndihmë.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykyes, Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Arton Duraku, për veprën penlae “Rrezikim i trafikut publik” u dënua me 10 vite burgim, ndërsa për “Mosdhënie të ndihmës” me 3 vite burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik prej 10 vite burgim.
Kurse, i akuzuari Nezir Duraku për veprën penale “Mosdhënia ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut”, u dënua me 5 vite burgim.
Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest civil.
Në dënimin me burgim, do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 22 nëntor 2022.
Më 21 nëntor të vitit 2022 ka vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës 30-vjeçari Flordian Shabaj, kadet në Policinë e Kosovës. Detaje nga ky rast tragjik mund të lexoni në linkun e lajmit më poshtë./PrishtinaPress/