3.6 C
Pristina
Monday, March 17, 2025

Buy now

spot_img

Vdekja e Haxhi Thaçit, Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit është një humbje e madhe për familjen Thaçi dhe për të gjithë ata që e njohën. Baca Haxhi e jetoi një jetë me sfida dhe sakrifica, duke lënë pas një histori të denjë për respekt. Kjo humbje bëhet edhe më e rëndë për familjen, e cila po përballet jo vetëm me dhimbjen e ndarjes nga i dashuri i tyre, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili bashkë me bashkëluftëtarët po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.

“Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe gjithë familjes Thaçi në këto ditë dhimbjeje. Zoti ju forcoftë!” ka përfunduar ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img