Analisti Bajrush Morina, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se përgjegjësia për vdekjen e Astrit Deharit i takon Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka deklaruar se cilido shkarkim, apo cilado dorëheqje është e pamjaftueshme për ta lehtësuar dhimbjen e familjes Dehari, njofton Klan Kosova.
“Fatkeqësia e Astrit Deharit është e të gjithë popullit. Të gjithë shqiptarët kanë qenë të shqetësuar nga ky rast. Përgjegjësia e shtetit dhe poenët politik të Vetëvendosjes janë krejt të pandershëm. Unë nuk besoj as në Qeverinë e Kosovës, as në interpretimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“As rënia e qeverisë nuk e shëron plagën e familjes Dehari dhe as nuk e zbardh të vërtetën për këtë cështje. Interesimi i opinionit nuk është shkarkimi i dikujt, por arsyet e vdekjes së Astrit Deharit. E keqja është që mbi këtë vdekje po tentohet të ruhet posti, ose të bëhet karrierë politike. Kushdo qofshin ekspertët që do të merren me këtë rast, edhe nëse merret vesh a ka qenë vrasje, apo vetvrasje, arsyet e tij janë cështje kryesore e këtij rasti”. /klankosova.tv