Një 19-vjeçar ka vdekur të premten, pasi dyshohet se ka rënë nga skelet në një objekt banesor në ndërtim e sipër në Prizren.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar pronari i biznesit.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.