Kuqezinjtë kanë pësuar edhe humbjen e katërt radhazi, duke u mposhtur në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ nga Bosnjë Hercegovina me rezultat 1:2.
Nga këto katër humbje të fundit të Shqipërisë, më shqetësuese është se tri nga ato janë pësuar në terrenin vendas.
Dzeko dhe Lulic shënuan për Bosnjën, ndërsa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi sulmuesi Bekim Balaj.
Ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare është ajo e 11 qershorit ndaj Izraelit në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’.
http://www.dailymotion.com/video/x5gioyl_gojko-cimirot-goal-hd-albania-0-2-bosnia-herzegovina-28-03-2017-hd_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5gis0w_bekim-balaj-goal-hd-albania-1-2-bosnia-herzegovina-28-03-2017-hd_sport