Site icon PrishtinaPress

Vazhdon servilosja e Xhevdet Pozharit për shefin e tij

Sot qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. Pas kësaj ka reaguar Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit Arben Vitia. Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar lavdet për shefin e tij.

Pozhari i cili shquhet për përkrahjen e VV-së, në veçanti të shefit të tij, Arben Vitia e ka cilësuar atë pandalshëm.

Miratohet projektligji që rregullon çmimet e barnave

Sipas tij, një projektligj i tillë vendos rregull në tregun farmaceutik të Kosovës.

“Deri më tani, veç Kosova dhe Bjellorusia nuk e kanë pasur këtë ligj! Kjo ka ndikuar në abuzimin me çmime duke e rënduar edhe më tepër gjendjen e qytetarëve të cilët 39% nga buxheti i tyre shpenzojnë për shërbime shëndetësore dhe barna”, shkroi ai.

“Projektligji i miratuar sot, do të evitojë mundësinë e çmimeve të ndryshme për produkte identike. Më nuk do të mund të abuzohet me çmime të barnave në emër të “tregut të lirë”.
Qe pse kam besim te Arben Vitia. Thjeshtë, është i pandalshëm dhe i palodhshëm për punë”, shkroi ai në Facebook.

Exit mobile version