2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, 152 të infektuar në 24 orë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

Në total numri i rasteve aktive është 872.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img