1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon rritja e numrit të infektuarve me COVID-19, 186 raste të reja dhe dy të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të shtunën se në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima dhe 186  raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar 54 persona të prekur me këtë virus.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).

“Numri total i rasteve pozitive është 17,943 raste nga 87,147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15,088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,192”, njofton IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 72 raste,

Gjilan 20 raste,

Fushë Kosovë 17 raste,

Gjakovë 15 raste,

Vushtrri 9 raste,

Skenderaj 8 raste,

Pejë 7 raste,

Ferizaj 6 raste,

Mitrovicë 6 raste,

Lipjan 5 raste,

Obiliq 4 raste,

Drenas 3 raste,

Prizren 3 raste, 

Deçan 2 raste,

Suharekë 2 raste

Me nga një rast komunat:

Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img