2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon rritja e çmimeve, shtrenjtohen vezët dhe sheqeri në Kosovë

Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i sheqerit ka arritur në rreth 6 euro për 5 kilogramë.

Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe tek sheqeri dhe vezët.

Deri pak ditë më parë, 5 kilogramë sheqer janë tregtuar me 5.28 euro, ky produkt esencial sipas ASK-së ka arritur çmimin në 5.90 euro, raporton KosovaPress.

Po ashtu edhe vezët janë shtrenjtuar, duke arritur kështu në mbi 4 euro një komplet, apo 30 copë vezë.

Nga 3.88 euro sa ka qenë kompleti një javë më parë, një komplet me vezë (30 copë) dje dhe sot është duke u tregtuar me çmim prej 4.01 euro.

Po ashtu çmimi për dru zjarri (bungu), 1 metër kub (m3) ende mbetet i shtrenjtë, 67.33 euro.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.

Produktet të cilat do kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img