Site icon PrishtinaPress

Vazhdon rritja e çmimeve, pos vezëve shtrenjtohet edhe mishi e qumështi

Ani pse kaluan festat e vitit të ri, çmimet e produkteve bazike po vazhdojnë të rritën. Së fundi këtij trendi, i janë bashkuar rritja e çmimit të vezëve, duhanit dhe mishit. Qytetarët po konsiderojnë se është gjendje alarmante pasi pagat nuk janë rritur deri në 2 euro më shtrenjtë se disa ditë më parë po kushtojnë sot një komplet ve në tregun e Kosovës.

Ky është vetëm një nga disa produkte që pësuan rritje të çmimit pas festave të fundvitit. Pos kësaj, më shtrenjtë janë tani edhe produktet e qumështit, mishi e duhani.

Në marketët e vendit ka pasur raste kur një komplet vezë ka kushtuar deri në 5 euro e 15 cent. Këto ngritje të çmimeve Ministria e Tregtisë po thonë se po i inspektojnë nuk iu përgjigjën konkretisht televizionit nëse do të ndërmarrin ndonjë veprim.

“Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit. Këto inspektime kanë vazhduar edhe ditëve të festave zyrtare në Republikën e Kosovës. Në çdo rast janë duke u ndërmarr veprime në pajtim me legjislacionin në fuqi (gjoba dhe urdhëresë të menjëhershme për eliminim të parregullsive)”, kanë thënë Ministria e Tregtisë.

Pavarësisht që Ministria po thotë që inspekton, qytetarët po përballën me çmime marramendëse.

“Jam dëshmitar nëpër të gjitha marketët ka ngritje të çmimeve, tash është koha e ftohtë dhe mungesa e vezëve nëpër ekonomitë familjare por edhe në ekonomi më të mëdha familjare ka konsumim më tepër prandaj ndoshta janë ngritë edhe çmimet”, ka deklaruar Adem Ramadani – Qytetar.

“Me aftësinë blerëse nëse ke ble dy litra vaj, tash ke me ble një litër vaj, rrjedhimisht që d.m.th tryeza jonë po varfërohet”, ka thënë Mirand Zeneli – Qytetar.

Ka qytetar që këtë situatë po e konsiderojnë turp për pushtetarët.

“Njerëzit kanë jetuar e mbijetuar por tash për momentin është një turp çka po ndodhë tash, sa është e përballueshme, çka duhet me bo një qytetar i papunë, të dal në rrugë”, ka Sabri Kadriu – Qytetar.

Por, ekonomistët nuk po i konsiderojnë si reale këto rritje të çmimeve por vlerësojnë se tregtarët shfrytëzuan ardhjen e diasporës për ndryshimin e çmimeve.

“Nuk mund të jetë arsye gjithmonë për ngritje të çmimeve lufta në Ukrainë dhe në këtë drejtim besoj që është koha të kemi më shumë monitorim, kush I ndan e mban subvencionet për tregtar, kush I monitoron ata? Në të njëjtën koha autoriteti i konkurrencës duhet të jetë më aktiv e të veproj karshi kësaj”, ka shtuara Safet Gërxhaliu – Ekonomist.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 vendi kishte normë mesatare të inflacionit për 12 për qind, kurse Banka Qendrore parasheh që inflacioni të pësoj rënie në 2023-n./Dukagjini/

Exit mobile version