Këngëtarja Altuna Sejdiu ka qenë shumë e përfolur për jetën e saj private.
U bë e ditur se gjatë këtij viti ajo i dha fund lidhjes së saj me reperin Cozman, më pas u përfol për një lidhje të mundshme mes saj dhe Yll Limanit, por që mesa duket në jetën e këngëtares është krejt dikush tjetër.
Ajo ka bërë të ditur së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në SnapChat se ka qenë e pranishme në një festë ditëlindje, por që nuk ka qenë e pashoqëruar.
Në fotografi Tuna shfaqet bashkë me Patris Berishën, një nga instrumentistët e “Filharmonisë së Kosovës”, njëkohësisht vëllai i këngëtarit Robert Berisha.
Mesa duket lajmi se Tuna dhe Nora Istrefi shumë shpejt mund të jenë kunata, del të jetë i vërtetë pasi dyshja në fjalë kanë dalë mjaft shpesh së bashku në rrjetet sociale.