Site icon PrishtinaPress

Vazhdon “relaksi” i qytetarëve në Gërmi, nuk merren parasysh kërkesat e autoriteteve shëndetësore

Frekuentimi i parkut të Gërmisë nga ana e qytetarëve po vazhdon pavarësisht masave dhe thirrjeve nga ana e institucioneve shëndetësore për të mos u grumbulluar në masa.

RTV Dukagjini ka qëndruar sot në Gërmi dhe pamjet që sjellin nga atje tregojnë një ditë të zakonshme kur është ngrohtë.

Grupe njerëzish të organizuar edhe në mënyrë familjare shihen duke u  relaksuar, e kështu duke injoruar masat shtrënguese të qeverisë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se nga nesër (e shtunë) rruga për në Gërmi do të jetë e bllokuar për të evituar grumbullimin e qytetarëve atje.

Ditën e premte numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 22, derisa gati gjysma e tyre janë lëshuar për trajtim shtëpiak./Telegrafi/

Exit mobile version