15.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon publikimi i bisedave të Fjolla Morinës rreth skandalit të pushimeve, Fisnik Syla mohon kategorikisht borxhin duke e quajtur shpifje

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, janë përfshirë në një skandal mediatik, që lidhet me pushimin e tyre të vitit të kaluar në ishujt Maldive.

Agjencia turistike që i dërgoi në pushim, po i akuzon çiftin se nuk i kanë kryer pagesat e pushimit dhe kanë një detyrim prej më shumë se 20 mijë eurosh për borxhin në fjalë.

Vet këngëtarja i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e Fisnikut, duke u shprehur se nuk ka kontakte me të.

Vet agjencia në emisionin “Kiks”, ka publikuar mesazhet që kanë shkëmbyer me Fjollën në aplikacionin WhatsApp, pa arritur në ndonjë zgjidhje konkrete për shlyerjen e borxhit.

Po i njëjti emision, ka publikuar edhe reagimin e biznesmenit Fisnik Syla, i cili gjithashtu i ka mohuar me forcë akuzat.

Përgjatë bisedës, biznesmeni nga Gjilani mund të dëgjohet duke i thënë gazetares se të gjitha bizneset dhe veprimet e tij administrative janë të regjistruara në Belgjikë dhe në një shtet të fortë si ai belg, do të ishte e pamundur të dërgonte një remitancë të falsifikuar.

Syla gjithashtu shton se do të angazhojë avokat për rastin në fjalë, duke e quajtur gjithçka një “shpifje” që është bërë në drejtim të tij dhe Fjollës.

Një detaj që u vu re gjatë publikimit të këtyre bisedave është fakti se këngëtarja Morina e pranoi hapur që nuk ka kontakte më me Fisnikun, duke përforcuar dyshimet e thashethemeve në media se dyshja i kanë dhënë vërtet fund lidhjes së tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img